Bregdeti, lagunat, porti dhe zona historike ishin disa nga imazhet e Lezhës që piktorë nga e gjithë Shqipëria hodhën në telajo.
Për 5 ditë 28 artistë nga të gjitha trevat shqiptare gjetën frymëzim në këtë qytet.
Në përfundim gjithë punimet realizuar në mes të natyrës i prezantuan edhe për artëdashësit.
Artistët, pjesë e kolonisë se piktorëve, ndan emocionet e punës disa ditore në grup.
Në ekspozitën e këtij viti u prezantuan 60 piktura me peizazhe të zonave më të bukura të Lezhës./abcnews.al