Në 136 vjetorin e çeljes së Shkollës së Parë Shqipe, janë ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Arsimit rreth 60 objekte të mësonjtores dhe Shkollës së Vashave.
Mes objekteve të cilat ekspozohen për herë të parë, gjenden sende personale të mësuesve të këtyre shkollave si dhe letërkëmbime mes patriotëve të kohës, për nevojën e hapjes së shkollave në gjuhën shqipe.
Pjesë e ekspozitës janë bërë dëshmi, dokumenta të themeluesve të shkollave shqipe të Korçës, por edhe të nxënësve të kohës, të cilat i janë dhuruar Muzeut nga pasardhësit e tyre.
Në 136 vjetorin e çeljes së Shkollës së Parë Shqipe, Muzeu Kombëtar i Arsimit ashtu sic është bërë traditë është vizituar edhe nga grupe mësuesish dhe nxënësish shqiptarë nga Maqedonia e Veriut./abcnews.al