Nga Leontina Nika
Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit me rastin e përkujtimit të 45 vjetorit të ekzekutimit të dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, organizon ekspozitën “45 vite nga ekzekutimi i poetëve Vilson Blloshmi (1948-1977) dhe Genc Leka (1941-1977) .
Në bashkëpunim me familjen, të vëllain Bedri Blloshmi, ekspozita sjell përpara publikut të gjerë fotografi dhe dokumente mbi jetën dhe veprimtarinë e këtyre poetëve.
“Në këtë ekspozitë paraqitet qartë se si komunistët kanë punuar dhe kanë shkatërruar këto familje. Kërkesa e parë është drejtësi dhe të dënohen komunistët të cilët kanë bërë gjithë këto krime. dosjet e sigurimit të shtetit . ne ishim 20 veta bashkë na kanë shkatërruar gjithë shtëpinë. S’ka asgjë atje shtëpia rri mbyllur.”
Ekzekutimi i tyre simbolizon krimin sistematik të diktaturës komuniste mbi fjalën, mendimin dhe artin. Procesi ndaj dy poetëve nisi në maj të vitit 1975 dhe në të u përfshinë 39 persona. Pas përfundimit të procesit intelektualët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u dënuan me ekzekutim në vitin 1977.
Instituti që në vitin 2017, ka bërë kërkesë që shtëpia e Vilson Blloshmit të kthehet në muze, kjo nuk ka ndodhur ende.
Gjykata e Lartë nuk e hodhi poshtë këtë vendim dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor nuk e pranoi kërkesën për faljen e jetës së poetëve. Pas kërkimeve disa vjeçare, vendi i ekzekutimit të tyre u zbulua nga Bedri Blloshmi në pranverën e vitit 1994. Në prill 1994 eshtrat e tyre u varrosën me të gjitha nderimet në varrezat e qytetit të Libraz./Abcnews.al/

