Ekspozohen abetaret e para/ Tekstet e Naum Veqilharxhit dhe Konstandin Kristoforidhit

schedule15:24 - 7 Mars, 2024

schedule 15:24 - 7 Mars, 2024

14 abetare të periudhës së Rilindjes janë ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Ditën e Mësuesit. Pjesë e këtij koleksioni të çmuar që ruhet në fondin e Bibliotekës së Korçës është “Evëtari” i Naum Veqilharxhit, botuar në vitin 1844, qe shënon edhe 180  vjetorin e krijimit të alfabetit të parë në gjuhën shqipe.

Kjo abetare është përdorur edhe në Shkollën e Vashave në Korçë që drejtohej nga Sevasti Qirjazi.

Për herë të parë gjithashtu u ekspozuan edhe Abetarja e dytë e Veqilharxhit, Alfabeti i Elbasanit, i Kostandin Kristoforidhit, pesë abetaret e Sami Frashërit si edhe Kendime dhe gramatika të botuara në fillim të shekullit XX.

Muzeu Kombëtar i Arsimit, në ndërtesën ku në vitin 1887 u çel e para shkollë në gjuhën shqipe vizitohet çdo 7 mars nga grupe nxënësish dhe qytetarë të shumtë.