Ekspozitë në Hagë për të zhdukurit, organizatorët: I tregojmë botës të vërtetën e luftës

schedule17:34 - 27 Shkurt, 2025

schedule 17:34 - 27 Shkurt, 2025

Mbi 100 fotografi të cilat janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë do të ekspozohen këtë të enjte në Hagë. Vrasje, zhdukje, rrëmbim, varreza masive e shumë dokumente të tjera do të jenë pjesë e ekspozitës “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve te tjera nga lufta e fundit në Kosovë përmes ekspozitës me fotografi”.

Përmes kësaj ekspozite Këshilli Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës synon që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar për krimet e kryera nga shteti serb në Kosovë.

“Qëllimi është për të sensibilizuar opinionin evropian dhe botëror – ndërkombëtar se aty do të kenë edhe gazetarë të tjerë të cilët do ta vëzhgojnë atë ekspozitë. Dhe padrejtësitë që na bëhen gjatë gjykimeve të ndryshme. Por ekspozita përfshin vrasjet, zhdukjen, kidnapimet, familjarët të cilët kanë qenë nëpër burgje dhe janë zhdukur nga burgjet, varrezat masive në Serbi të cilat janë eksomuar dhe çdo dokument që është zënë që i takon dhe që mund të përdoret në atë ekspozitë – ne do ta përdorim. Por nuk i përdorim gjithmonë fotografitë e njëjta. Në atë ekspozitë kur shkojmë, shumë herë ju lëmë ambasadave apo ju lëmë arkivave të tyre që t’i kanë”, tha kryetari i Këshillit Koordinues për të zhdukurit e luftës, Ahmet Grajqevci.

Në ekspozitën e cila kësaj radhe pjesëmarrës do të jenë edhe dëshmitarë të masakrave të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Pas Hagës, ekspozitë do të mbahet edhe në Berlin e Gjenevë.

Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, janë vrarë mbi 13 mijë civilë, mbi gjashtë mijë janë zhdukur me dhunë, 1600 prej tyre vazhdojnë të jenë pagjetur dhe rreth 20 mijë gra e burra të dhunuar seksualisht.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!