Ekspozita “Nëntori” sjell me gjuhën e pikturës vrasjet me pagese, rrënimin e ekonomisë dhe pandeminë

schedule15:57 - 2 Nëntor, 2020

schedule 15:57 - 2 Nëntor, 2020

As pandemia nuk e ndal edicioni e 23 të ekspozitës “Nëntori”.

28 autorë të njohur të artit pamor sjellin me një frymë lirie aktualitetin e ditës. Kuratori Aleksandër Filipi thotë se Covid-19 është prezent në këto tablo.

“Në një farë mënyrë ajo reflektohet, e jep shqetësimin e kohës, ndihet. Ndihet edhe në gjuhën e krijuesve. Bashkëkohësia, një univers problemesh. Por ka dhe tablo që flasin direkt për pandeminë.”

Vrasja me pagesë është në qendër të pikturës së Besim Tulës, por ai thotë se krahas eliminimit fizik, po ndodh edhe vrasja shpirtërore e artit.

Filipi pasqyron me gjuhën e pikturës egomaninë, e cila i ka zënë frymën njeriut.

“Mu duk sikur të mund t’i bëje egos një grafi, siç i bëhet sëmundjeve të ndryshme, patjetër që aty do shikoje vetëm konflikt.”

Punimet e 28 artistëve do të ekspozohen deri më 10 nëntor në muzeun Historik Kombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!