Më shumë se 80 piktura dhe skulptura nga Salvador Dali dhe Giorgio De Chirico u ekspozuan në galerinë Palazzo Reale në Milano, pasi autoritetet italiane i gjetën ato në disa hetime policore për pastrim parash.
Punimet u ekspozuan në kuadër të ekspozitës së artit bashkëkohor “SalvArti”, pra “Arti i shpëtuar”. Përveç veprave të Dali dhe De Chirico, janë ekspozuar edhe veprat e Andy Warhol, Keith Harin dhe Arnold Pomodoro, raportoi Reuters.
Pas Milanos, ekspozita do të shfaqet në Reggio Calabria dhe më pas në disa muze në të gjithë Italinë./abcnews.al