Ekspozimi i Shqipërisë dhe Kosovës nga lufta, Lleshaj: Rusia kërkon rend të ri botëror, “zgjimi” Europës lajm i mirë

schedule20:55 - 13 Mars, 2023

schedule 20:55 - 13 Mars, 2023

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit Artur Zheji në ABC News, ka komentuar ekspozimin e Shqipërisë dhe Kosovës nga lufta që po ndodh në Ukrainë.

Lleshaj tha se interesi i Rusisë nuk është vetëm Krimea apo Ukrainë, por ajo dëshiron një rend të ri botëror dhe kërkon një rol të ri.

Dukeqenëse Rusisë i mungon dalja në dete, ish-ministri tha se rruga më e shkurtër është ajo nëpërmjet Ballkanit, ku padyshim sheh si aleate Serbinë.

“Sigurisht që nëse do të duam që ta shohim seriozisht konfliktin në Ukrainë, duhet të kuptojmë që kjo përpjekje ruse nuk është nisur për interesa të shkurtra. Kemi të bëjmë me interesa të mëdha dhe afatgjatë.

Putin është i fiksuar nga gjeopolitika. Rusia prej kohësh është një vend ka pretendime globale që u tronditën me rënien e Bashkimi Sovjetik, por që Putin kërkon ta ringrejë. Putin e cilëson tragjedinë të shekullit XX.

Rusia tani synon një rend të ri botëror. Kërkon rol të ri. Rusia për fatin e saj është një vend që i mungon qasja në detet e mëdha, është kushtëzuar nga Bosfori, Deti Baltik dhe rruga më e shkurtër nga Ballkani.

Rusia nuk është pajtuar kurrë me disfatën gjeopolitike për daljen në det dhe rruga më e shkurtër është nga Ballkani dhe Serbia mbetet një aleat i pashmangshëm. Nuk mund ta harrojmë impaktin e drejtëpërdrejtë që ka kjo ofensivë e Rusisë në Ukrainë, dihet që nuk është vetëm Krimea apo vetëm Ukrainë, por tentohet me gjerë,” tha Lleshaj.

Duke folur për Kosovën dhe sigurinë e saj në rast të ndonjë kërcënimi, Lleshaj u shpreh se Kosova është e mbrojtur po aq sa ne dhe po aq sa vendet e tjera që janë në NATO.

Në lidhje me pozicionin e Serbisë, ish-ministri tha se më në fund Europa u zgjua dhe tanimë e ka kuptuar që aksi Moske – Beograd është i pashmangshëm, për rrjedhojë po i vendos kushte Serbisë për pozicionimin e saj.

“Kosova është e sigurtë sa në çdo vend tjetër pasi mbrohet nga NATO. Aksi Beograd – Moskë është i pashmangshëm. Ky zgjim i Europës e ka vënë Serbinë në një pozitë të vështirë, sepse deri më tani ka qenë e lehtë të mbante pozicion të dyfishtë.

Zgjimi i Europës është një lajm i mirë. Besoj që tanimë Vucic është para provës së zjarrit. Kam drojën time se sa herë bëhet zgjedhjet me kushte të lira ajo zgjedh Rusinë dhe kur është e kushtëzuar të zgjedhë SHBA-në,” theksoi Sandër Lleshaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!