Eksportuesit kërkojnë ndihmë: Rënia e euros na dëmtoi, të merren masa fiskale dhe financiare

schedule12:24 - 3 Gusht, 2023

schedule 12:24 - 3 Gusht, 2023

Eksportuesit kanë kërkuar ndihmë për të përballuar humbjet që ju vijnë si pasojë e kursit të kembimit.Me anë të një letre zyrtare drejtuar Bankës së Shqipërisë , Ministrisë së financave dhe institucioneve ndërkombëtare financiare si FMN dhe BB u kërkohet që të meren masa të menjëhershme.

Edhe pse qeveria ka ndërmarrë dy nisma për t’i ndihmuar duke shtyrë këstin e tatim fitimit dhe rimbursimin TVSH-së brenda 3 ditëve , ata kërkojnë ndërhyrje më drastike.
Në letër thuhet se këto luhatje pritet të vijojnë edhe në muajt në vijim prandaj është e domosdoshme që të bashkëpunohet me ekspertët për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale, ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale.

Shoqatat eeksportuesve vlerësojnë se këto luhatje të kursit të këmbimit ndoshta do të ndjehen edhe më shumë në vitet në vijim dhe nisur nga kjo kërkojnë ekspertizë nga institucionet ndërkombëtare si dhe një të hartohet një plan i mirfilltë për përballimin e efekteve nga institucionet ndërkombëtare.

Zhvlerësimi i monedhës euro kundrejt lekut përllogaritet se është rreth 13% me bazë vjetore. Në konferencën e fundit Banka e Shqipërisë pranoi se forcimi i lekut është shumë i shpejtë dhe nëse një trend i tillë vijon do të ndërhyjnë në treg për të blerë më tepër euro. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikqyrës norma bazë e interesit u la e pandryshuar.

Komuniteti i eksporteve në vend përfaqëson mbi 5000 Kompani ekportuese me mbi 200 mijë të punësuar dhe ka një kontribut afro 23% në PBB. Deri më tani shoqatat eksportuese dhe ato të turizmit përllogarisin një humbje që arrin në rreth 100 milionë euro vetëm si pasojë e kursit të këmbimit.

Ditët e fundit monedha europiane ka pasur një tendencë forcuese kundrejt lekut dhe tashmë po këmbehet me rreth 102 lekë.Por pavarësiht kësaj Banka e Shqipërisë vlerëson se edhe gjatë muajit gusht do të vijoj forcimi i lekut duke qenë se prurjet janë shumë të larta të ndikuara nga turizmi dhe remitancat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!