Ekonomisti Leons Hasani tha per “Sheshi i Dollarit” se vendi ynë është i brishtë në aspektin e konkurrencës së sektorit të bujqësisë në tregun e BE dhe heqja e tarifave kërkon mbrojtjen e prodhimit vendas për ta bërë atë të mbijetueshëm.
Ai theksoi se mbështetja direkte për fermerët dhe investimet e të rinjve mund të përmirësojnë situatën në sektor.
“Kapitujt e hapur me BE janë ndër kapitujt më sfidues të qeverisjes për standardet në aspektin e sigurisë, por edhe për konkurrueshmërinë. Tregu i brendshëm është me një numër të madh konsumatorësh dhe vendi ynë është i brishtë në aspektin e konkurrencës.
Në momentin që do heqim tarifat, do të duhet të mendojmë të mbrojmë prodhimin vendas, duke e bërë të mbijetueshëm në konkurrencën e lartë. Një mbështetje direkte e fermerëve për të nxitur investimet dhe mbajtja e të rinjve mund të përmirësojnë situatën. Forca punëtore është duke rënë; në momentin kur nuk kemi forcë aktive, produktiviteti do të bjerë dhe vlera financiare e sektorit do të ulet.” / abcnews.al /


