Eksportet bëjnë kthesë, i kthehen rritjes/ INSTAT: Në janar, vlera e tyre arriti në 31 miliardë lekë

schedule14:21 - 17 Shkurt, 2025

schedule 14:21 - 17 Shkurt, 2025

Shqipëria ka shtuar volumin e tregtisë në tregjet ndërkombëtare .Viti 2025 ka nisur me një rimëkëkmbje të fortë të nivelit të eksporteve  duke ndryshuar trendin e vitit të kaluar dhe efektet e dobësimit të euros.Sipas Instat në janar të 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u rritur me  21,7 %, në krahasim me Dhjetor 2024.

Shtysë duket se kanë dhënë  rritja e volumit të eksporteve  të mineraleve ,lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike me 13%   ndjekur nga  rigjallërimi i eksportit të ushqimeve ,pijeve dhe duhanit si dhe  “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” eksportet e të cilave kanë pësuar  një ulje me  5,6 % si dhe “Tekstile dhe këpucë” 2,3%.

Nga ana tjetër importet e mallrave kanë qenë më të pakta duke arritur vlerën 60 mld lekë, duke u ulur me 23,5 %, në krahasim me Dhjetor 2024.

Si rezultat është shënuar një ulje e defiçitit tregtar të  këtij muaji është 29 mld lekë, duke u ulur me 45,4 %, në krahasim me Dhjetor 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!