Eksplozivi te ish-magazinat e grumbullimit në Mamurras, policia: Ishte futur në një bidon plastik

schedule12:42 - 6 Korrik, 2023

schedule 12:42 - 6 Korrik, 2023

Gjatë paradites së sotme një sasi lëndë eksplozivi u konstatua në ish-magazinat e grumbullimit në Mamurras.

Për fat të mirë ajo u gjet e paplasur, ndërsa godinat ishin në pronësi të shtetasit Spahi Jahja nga Laçi, i cili i kishte kthyer në biznes.

LEXO EDHE: VIDEO/ I vihet eksploziv ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, nisin hetimet

Policia njofton se lëndë eksplozive ishte futur në një bidon plastik, ndërsa pak më tutje është konstatuar edhe një kapsollë donatore me fitil zjarrpërcjellës, e paplasur.

“Blutë” po ashtu raportojnë se forcat xheniere bën të mundur heqjen dhe largimin e lëndës plasëse, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Në lagjen “Drita”, në Mamurras, në pjesën e pasme të godinës së një biznesi privat në pronësi të shtetasit S. J., 57 vjeç, banues në Laç, është konstatuar një sasi e vogël lënde plasëse artizanale (amonit malor), e futur në një bidon plastik, si dhe në një distancë më tutje, është konstatuar edhe një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, e paplasur.

Nga shërbimet e specializuara xheniere, u bë heqja dhe largimi i lëndëve plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve..r.t/abcnews.al