Eksploziv parukerisë, arrestohet një prej autorëve

schedule12:11 - 25 Shtator, 2019

schedule 12:11 - 25 Shtator, 2019

Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shpërthimin me eksploziv të një parukerie në Nikël. Ngjarja ndodhi një muaj më parë dhe nga vendosja e lëndës plasëse u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Në banesat e autoreve janë gjetur dhe sekuestruar 5 fitila zjarr-përcjellës dhe 5 kapsolla detonatorë. Ndaj dy të rinjve rëndojnë akuzat për “shkatërrim prone me eksploziv dhe mbajtje pa leje e armeve shpërthyese dhe municioneve”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!