Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksploziv në Durrës/ Lënda plasëse në qendër të qytetit, xhenierët bënë shpërthim të kontrolluar

schedule20:18 - 13 Shtator, 2025

schedule 20:18 - 13 Shtator, 2025

Një sasi lënde plasëse është konstatuar nga kalimtarët e rastit në lagjen 1 të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë, lënda plasëse u zbulua në hyrje të një ndërtese ish-hotel, jashtë funksionit, në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale.

Forcat xheniere bënë shpërthimin e kontrolluar.

Agjentet e krimeve kanë mbledhur filmimet e kamerave të sigurisë në zonën ku u zbulua lënda plasëse.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!