Eksploziv në ‘biper-at’ dhe radiot e anëtarëve të Hezbollah/ Eksperti i sigurisë shpjegon si ndodhi sulmi në Liban

schedule16:30 - 23 Shtator, 2024

schedule 16:30 - 23 Shtator, 2024

Rreth 500 anëtarë të grupit Hezbollah kanë humbur shikimin pas shpërthimit njëkohësisht të mijëra radio-lidhjeve (lloj ”biper”, tip mini-celulare), të cilat i përdornin për të komunikuar.

Gurpi i Hezbollah ishte furnizuar me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipuluar, duke vendosur brenda secilit një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar pastaj njëkohësisht nëpërmjet një kodi. Çdo anëtarë i grupit libanez të Hezbollah e përdor këtë lloj pajise për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.

Sipas mediave një nga hipotezat mund të jetë që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë kapur një stock të këtyre pajisjeve të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë fshehur eksploziv brenda tyre, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nga distanca shpërthimin.

Lidhur me këtë sulm që shënjestroi Hezbollahun ka folur në “Faqja 4”, eksperti i sigurisë Drizan Shala, i cili ka shpjeguar detaje nga eksplozivi në biperat dhe radiot e anëtarëve të grupit.

“Janë veprime që drejtpërdrejt ndërhyn shteti, ku në rastin konkret kemi përdorimin e një elementi të ri. Përmes vendosjes së mjeteve eksplozive mbi 3 mijë pajisje, pra kryesisht Hezbollahu ka përdorur më herët teknologjinë e vjetër, por tani ka kaluar në një metodë të re.

Para se të ndodhte sulmi mbi territorin e Izraelit, ne kemi pasur një vakuum të sistemit, i cili ka mbrojtur hapësirën ajërore të Izraelit nga qasjet dhe sulmeve të herëpashershme nga pjesa e territorit në Gaza apo e Libanit. Kjo vrastësi në momentumin e 7 tetorit të 2023 e ka argumentuar në analizë në mënyrë të detajuar se si ka ardhur deri te kjo çështje. Ka ardhur si pasojë e përdorimit të radio doreve që janë përdorur frekuenca të përcaktuara për ta disorientuar dhe dhënë komanda të gabuara.

Pra, për herë të parë Hezbollahu përmes elementeve zbuluese dhe metedologjisë, ka konstatuar një vakuum në sistemin e mbrojtjes izraelite përmes përdorimit të radios të dorëve. Tani çështja është se çfarë do të ndodhë tutje. Nuk ka qasje të komunikimit me strukturat e saj dhe kjo është një avantazh i strukturave të IDF.”, tha ndër të tjera Shala./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!