Mëngjesin e së mërkurës një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur në Vlorë. Mjeti i një elektriçisti është dëmtuar plotësisht. Policia ende nuk ka një motiv për ngjarjen, por po heton edhe për ndonjë konflikt të djalit të 64 vjeçarit që jeton në Itali.
Makina e një elektriçisti në Vlorë u sulmua me tritol. Ngarja ndodhi në orën 02:10 në lagjen ”10 Korriku”.
Automjeti tip Audi me targa AA 537 GL ne pronesi te Sokrat Beqirit ishte i parkuar.
Lënda eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit dhe për pasojë është dëmtuar plotësisht makina e Beqirit.
64 vjeçari ka dhënë dëshminë e tij në polici. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk ka një të dyshuar.
Policia ende nuk ka një motiv për shpërthimin, ndërsa po hetohet edhe ndonjë konflikt i mundshëm i djalit të elektriçistit që është emigrant në Itali.
Shpërthimi ka ndodhur në një zonë ku mungon ndriçimi dhe nuk ka kamera sigurie. Kjo vështirëson edhe punën e policisë për identifikimin e autorëve./abcnews.al
Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika