Eksploziv makinës së blinduar, pista që po heton policia

schedule16:22 - 18 Tetor, 2019

schedule 16:22 - 18 Tetor, 2019

Tirana u zgjua nga një shpërthim i fuqishëm tritoli në orët e para të mëngjesit të së premtes. Objektiv ishte, Artion Bylyku, i afërm i Domart Konjarit, personazh i njohur i botës së krimit në kryeqytet.

Këto janë pamjet pak pas shpërthimit rreth orës 07:10 minuta të mëngjesit të së premtes në zonën e ish-Frigoriferit në Tiranë. Banorë në panik dhe të frikësuar kërkojnë të largohen sa më larg të jetë e mundur nga automjeti që është ishte akoma në flakë.

Ekspertët anti-eskploziv kanë gjetur në pjesën e pasme të automjetit luksoz “Mercedes Benz S Calss” me vlerë 150 mijë euro një sasi e paplasur të lëndës shpërthyese.

Dyshohet se makinës së blinduar i kishin vendosur në total më shumë 500 gramë eksploziv C4. Shpërthimi u krye në mënyrë të komanduar dhe ndodhi kur Bylyku sapo kishte hyrë në automjetin e tij.

Ekspertët bënë edhe një shpërthim të dytë të kontrolluar për tritolin që ishte i paplasur në pjesën tjetër të mjetit. Pjesët e automjetit të shpërthyer u përhapën në një rreze të gjerë prej 50 metra duke dëmtuar edhe bizneset që ndodhen aty pranë.

Të parët që njoftuan policinë ishin banorët e pallit, të cilët tregojnë për ABC News atë se çfarë kanë parë e dëgjuar.

52-vjeçari është i afërm i Domart Konjarit një nga personat e njohur të botës së krimit në Tiranë, i akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminalë të cilat vijojnë të jenë ende pa autor. Pas marrjes në pyetje, Artion Bylyku ka pohuar në polici se nuk ka konflikte me askënd dhe një kohë të gjatë ka jetuar në Gjermani.

Kohët e fundit Bylyku kishte dërguar nga shteti gjerman katër automjete luksoze dhe kjo është një nga pistat që po heton gjithashtu grupi hetimore. Në skaner të Policisë së Shtetit është edhe kaluara e Artion Bylykut, pasi në fillim të viteve ‘90 ka qenë i akuzuar për një vrasje por që nuk u provua.

Ekspertët kundër jetën sekuestruan kamerat e sigurisë përgjatë rrugës “Siri Kodra” për të mësuar më shumë rreth lëvizjeve që mund të kenë kryer atentatorët të biznesmenit Bylyku./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!