Ekspertja e OKB-së: T’i jepet fund dhunës ndaj gazetareve

schedule09:06 - 9 Korrik, 2020

schedule 09:06 - 9 Korrik, 2020

Gazetaret po përballen me rreziqe të ndryshme ndërsa ushtrojnë profesionin e tyre dhe qeveritë duhet të bëjnë diçka më shumë për t’i mbrojtur ato nga dhuna me bazë gjinore, tha Dubravka Simonovic, raportuese e posaçme për dhunën ndaj grave, në një raport të paraqitur para Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

“Që nga viti 1992, 96 gazetare janë vrarë. Megjithëse më shumë burra vdesin çdo vit, gratë përballen me sulme seksuale, përdhunime, dhe veçanërisht kërcënime për përdhunim, tha Siimonovic. Ajo u bëri thirrje qeverive të krijojnë një ambient të sigurt në mënyrë që gratë të punojnë dhe të ndihen të sigurta në profesionin e gazetarisë.

“Platformat digjitale dhe në përgjithësi interneti janë një “ thikë me dy presa” për gratë. Hapësirat e reja digjitale sociale po transformojnë dhe riformatojnë shoqërinë, por gjithashtu mundësojnë forma të reja të dhunës në internet ndaj grave”, thuhet në raport.

Gjithashtu theksohet se gazetaret përballen me nivele edhe më të larta të diskriminimit nëse i përkasin ndonjë pakice, siç janë lezbiket, biseksualet, transgjinoret ose interseksualet.

“Gratë kanë të drejtë të jenë të sigurta në shtëpitë e tyre. Çdo masë për të luftuar pandeminë duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe të marrë parasysh nevojat e grave”, tha Siimanovic./abcnews.al