Ekspertiza: Fadil Kasemi i përgjegjshëm gjatë dhe pas vrasjes së Hafizit

schedule12:59 - 13 Nëntor, 2017

schedule 12:59 - 13 Nëntor, 2017

Fadil Kasemi, autori i vrasjes së ish bashkëshortes së tij gjyqtares Fildez Hafizi ka qenë i përgjegjshëm gjateë dhe pas krimit. Ky është përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore të Kasemit, që është dorëzuar në Prokurorine e Krimeve të rënda. Kryerja e ekspertizës ishte kërkuar nga vetë i akuzuari Fadil Kasemi përmes avokatit të tij, pasi ai pretendonte se nuk ka qenë Ii aftë mendërisht kur ka vrarë ish bashkëshorten. Ngjarja e rënde ka ndodhur në Tiranë në 31 gusht të këtij viti, ndërsa Fadil Kasemi kishte tentuar dhe dy vite më parë të vriste Fildez Hafizin, pas divorcit me të. Kasemi u vu në pranga pak minuta pas vrasjes seë ish bashkëshortes dhe po hetohet në kushtet e arrestit me burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!