Ekspertiza: Enea Ftoi nuk vdiq nga dhuna e policisë

schedule18:26 - 20 Qershor, 2018

schedule 18:26 - 20 Qershor, 2018

Dy zyrtare të larta të Ministrisë së Brendshme vizituan në Korçë familjen e Enea Ftoit, i cili humbi jetën në komisariatin e këtij qyteti. Familjarëve iu konfirmuan përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore që tregojnë se shkak i vdekjes së të riut nuk ka qenë dhuna.

Rreth një muaj pasi Enea Ftoi humbi jetën në komisariatin e Policisë së Korçës, zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, konfirmoi zyrtarisht, sipas të dhënave të ekspertizës mjeko-ligjore se vdekja e 27-vjeçarit nuk ka ardhur si rezultat i dhunës fizike në Komisariat, siç u pretendua.

Zv/ministrja e Brendshme ishte në Korçë, ku vizitoi edhe familjen Ftoi. Ajo ngushëlloi familjarët për humbjen e të afërmit të tyre dhe premtoi se sëbashku me pushtetin vendor do të shikohet mundesia e mbeshtetjes sociale per kete familje.

Zv/ministrja Kuko dhe Drejtoresha e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Anila Trimi,, zhvilluan një takim edhe me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë. Temë e diskutimeve ishin lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike, parandalimi i dhunës në familje si dhe sjellja e punonjësve të policisë sipas kodit të etikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!