Eksperti Shala: Ka pasur një plan për goditje raketore të bazës në Manëz

schedule21:25 - 16 Qershor, 2025

schedule 21:25 - 16 Qershor, 2025

Izraeli dhe Irani po vazhdojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit ndërsa tensionet vijojnë të jenë në rritje.

Eksperti i Sigurisë, Xhavit Shala në një intervistë në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për konfliktin në Lindjen e Mesme duke u fokusuar më konkretisht në sulmet me Izraelit dhe Iranit.

Gjatë intervistës, eksperti Shala u shpreh se Izraeli për eliminimin e figurave me peshë të Iranit, të forcave drejtuese përdori të njëjtën taktikë si ajo që përdori për të goditur Hezbollah duke treguar edhe forcën e tyre.

Ndërkohë, eksperti Shala ngriti një tjetër shqetësim duke thënë se ka disa elementë që e lidhin me Shqipërinë këtë situatë, duke kujtuar edhe sulmin kibernetik iranian, ndërsa nënvizoi se kishte një plan për goditje raketore të bazës së Manzës.

“Programi balistik i Iranit është shumë i përparuar dhe kjo është pranuar edhe nga izraelitët. Ata kanë një program të zhvilluar reketor. Edhe pse nga ana procedurale asnjë shtet zyrtarisht nuk i ka shpallur luftë tjetrit. Izraeli përdori të njëjtën taktike që përdori me Hezbollah, taktika tregon edhe forcën e tyre. Pasi në Iran arritën të godasin shumë komandantë. Por ka disa gjëra që na lidhin edhe ne si Shqipëri. Pasi ka pasur një reagim të ashpër të qeverisë iraniane që ne i pranuam ata. Izraeli dhe Irani në vitin 2022 kanë bërë përgatitje dhe planifikim për goditje raketore të bazës së Manëz, por u mjaftuan me sulmin kibernetik që ata bënë. Bënë një sulm të tillë me pasoja, por mbështetja që patëm ne me ndërkombëtarët e la idenë e goditjes raketore në letër”, tha mes të tjerash ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!