Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksperti në “Lufta dhe Paqja”: Serbia po lëviz nga pritshmëritë, Rusia tenton t’i çojë mesazh me Kosovën

schedule20:47 - 6 Mars, 2023

schedule 20:47 - 6 Mars, 2023

Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide gjatë bisedës në studion e emisionit “Lufta dhe Paqja” komentoi zhvillimet më të fundit të luftës ruse në Ukrainë. Ai u ndal gjithashtu tek krahasimi që ka bërë ministri Jashtëm rus, Sergej Lavrov për Kosovën me disa vende të Ukrainës.

Ai theksoi se Rusia po përpiqet që ta përdorë çështjen e Kosovës sa herë që i jepet mundësia. Sipas tij, Rusia po përpiqet që t’i dërgojë një mesazh presidentit serb, Aleksandër Vuçiç pasi ky i fundit duket se po lëviz nga pritshmëritë ruse.

“Shkakton hilaritet dhe diskretiton në opinionin publik çfarëdo lloj pozite që mund të mbajë Rusia. Rusia nuk ka aleatë përveç tyre që po thërret në ditët e saj më të errëta e kam fjalë për shtete si Siria, Koreja e Veriut por edhe Kina.

Po tenton që të bëjë paralele dhe hedh herë pas here çështjen e Kosovës. Por nga ana tjetër, Kosova ka qenë një nga çështjet e nxehta të diplomacisë botërore dhe po tenton t’i japë një mesazh Serbisë pasi po lëviz pak nga ajo që kanë qenë pritshmërisë ruse të kohëve të fundit.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!