Eksperti më i lartë mjekësor amerikan kërcenohet me vdekje

schedule15:35 - 2 Prill, 2020

schedule 15:35 - 2 Prill, 2020

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë dhe pjesë e task-forcës  për të luftuar koronavirusin po përballet me kërcënime për jetën dhe tani kërkon siguri nga ligji duke përfshirë  edhe atë në shtëpi, tha një burim për CNN.

Burimi konfirmoi gjithashtu për CNN, javën e kaluar praninë e disa anëtarëve të Uashington, DC, të departamentit të policisë metropolitane  rreth shtëpisë së Fauci.

Prania e policisë është një masë ndaj kërcënimeve në rritje për sigurinë e jetës së Fauci, megjithëse burimi i kërcënimeve nuk u identifikua.

Kjo vjen si pasojë e zemërimit që ka shkaktuar tek të gjithë nga masat që ka marrë për izolimin e njerëzve dhe bllokimin e vendit.

Udhëzimi i mjekut që vendi “të mbyllet” në mënyrë që të mos përhapet koronavirusi nuk ka gjetur shumë mbështetje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!