Eksperti i kriminalistikës: “Çunat e Londrës” nuk jam kampionë të shtëpive të barit, por vietnamezët

schedule21:56 - 19 Korrik, 2023

schedule 21:56 - 19 Korrik, 2023

TIRANË-  Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News u diskutua për çështjen e “çunave të Londrës”. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço thotë se anglezët na trajtojnë si vend të tretë, por megjithatë kanë shumë nevojë për emigrantët shqiptarë.

“Tani e gjithë policia angleze duhet të jetë e armatosur. Policët janë bërë më agresivë. Arma do të thotë se je me agresiv. Anglezët nuk duan të huaj. Na trajtojnë si vend të tretë, si vend të pazhvilluar, nuk shkojnë deri në fyerje, por megjithatë ata kanë nevojë për ne. Kanë 100 mijë vende bosh për shoferë kamionësh”, tha ai.

Sa i takon fenomenit të shtëpive të barit, Karamuço thotë se nuk janë shqiptarët ata që e kanë krijuar këtë veprimtari, por vietnamezët. Ai tha se ata kanë sjellë fara droge, të cilat mbijnë edhe ambiente të mbyllura dhe janë kampionë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shtëpia e barit ka rënë si mit. Nuk jemi kampionë të shtëpive të barit. Unë kam pyetur, e ju thashë: Çfarë është kjo shtëpi bari se na keni atashuar me shtëpinë e barit? Më kanë thënë: jo më se keni ju, shtëpitë e barit në Angli i kanë krijuar vietnamezët, sepse ata sollën farat që mund të mbijnë në ambiente të mbyllura. Vietnamezët janë kampionët aty”, tha Karamuço./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!