Pas katër muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë por edhe protestave transporti publik urban ka filluar punën mëngjesin e së hënës në Tiranë. Megjithatë, Erion Dasho, Ekspert i Shëndetit Publik ka bërë një rekomandim, të cilin e ai e ka cilësuar si urgjent, në mediat e tij sociale.
Në një postim të tijin në Facebook, Dasho u bën thirrje personave bi 65-vjeç apo edhe atyre që janë të prekur nga sëmundje kronike që ta evitojnë transportin publik me çdo kusht.
Lexo edhe: Rinis pas 4 muajsh, si po funksionon transporti urban në Tiranë
“….Ta evitojnë me çdo kusht transportin publik deri sa të krijohet bindja se ky sistem do të zhvillohet i sigurt,” shkruan më tej Dasho.
Sipas tij, “mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.”
Postimi i plotë:
REKOMANDIM URGJENT!!!
Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!
Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.
MBRONI VETEN!!!