Eksperti i Gjeopolitikës: Ukraina duhet të mbështet me armë! Kolonel Toci: Deklarata e Macron vendosi “pikat mbi i”

schedule21:44 - 30 Maj, 2024

schedule 21:44 - 30 Maj, 2024

Në muajt e fundit, Rusia ka kryer sulme të pareshtura ajrore dhe tokësore kundër Ukrainës, e cila po përballet me mungesë municioni.

Thirrjet e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz kanë shkaktuar reagime të ashpra të presidentit rus Vladimir Putin.

Liderët deklaruan në një konference të përbashkët për shtyp se Perëndimi dhe NATO duhet të lënë Ukrainën që të sulmojë Rusinë me armët e dhuruar prej tyre.

Lidhur me këtë deklaratë koloneli Çlirim Toçi u shpreh se presidenti Macron me këtë deklaratë të tij, ka vendosur “pikat mbi i”.

Pjesë nga intervista në studio:

Koloneli Çlirim Toci: Macron është në vijimësinë e deklaratave të drejtpërdrejta, në këtë rast ka vendosur “pikat mbi i”.

Eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani u shpreh: “Rusia ka lëshuar kërcënimet e tij për t’i paraprirë planit që ka në terren. Planet e Putin janë për të shkuar përpara dhe ai është duke testuar nervin e NATO-s. Ndërsa Macron dhe Perëndimi po i thotë Putini që e ka të ndaluar të shkojë më tej sepse ndryshe do të reagojnë ashpër. Putini po përpiqet të ndërtojë perandorinë ruse, ky është plani i tij.

Arben Çuko; Eksperti i gjeopolitikës: Mendoj që Putini nuk bën blof sepse i ka kapacitetet për të goditur. Unë shpresoj që kjo deklaratë e Macron të shtojë sasinë e ndihmave. Franca është vendi i fundit perëndimor sa i përket ndihmave. Karakteristikë e Ukrainës ka qenë se deri tani kanë goditur vetëm objektiva ushtarak dhe ekonomik dhe asnjë rast nuk janë goditur popullsi civile. Ukrainës i duhet mbështetja jo vetëm e qeverive perëndimore, por edhe e opinionit publik perëndimore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!