Eksperti i gjeopolitikës: Rusia po sillet si shtet terrorist

schedule20:38 - 13 Mars, 2023

schedule 20:38 - 13 Mars, 2023

TIRANË- Eksperti i gjeopolitikës, Endri Hide, teksa komentoi agresionin e Rusisë mbi Ukrainë, u shpreh kritik për veprimet e saj në terren. Ai theksoi se askush nga vendet e botës nuk priste që një superfuqi si Rusia, të sillej si shtet terrorist.

Eksperti beson se Rusia ka shkelur parimet e së drejtës ndërkombëtare.

“Nuk e priste askush që një superfuqi, tashmë të sillet si shtet terrorist. Ky është territori i pashkelur ku gjendet bota. Ata kanë shkelur çdo parim të së drejtës ndërkombëtare”, tha ai në studion e emisionit “Lufta dhe Paqja”/abcnews.al