Eksperti: Ekonomia shqiptare do të bjerë në recesion si pasojë e rritjes së çmimeve

schedule15:40 - 6 Tetor, 2022

schedule 15:40 - 6 Tetor, 2022

Rritja drastike e çmimeve të konsumit do të fusë në një recesion të fortë ekonominë. Ekspertët theksojnë se vendimet e Bankës Qendrore janë të domosdoshme për të stabilizuar çmimet por njëkohësisht shkaktojnë rritje të kostove për bizneset që kanë kredi në lekë. Kjo mund të përkeqësojë situatën financiare të kompanive por njëkohësisht edhe të bankave.

Rritja e normës së interesit do të jetë një problem edhe për financat shqiptare pasi do të ndikojnë në pagesën e borxhit publik.

Inflacioni parashikohet të jetë edhe më i lartë në muajt në vijim  duke dhënë efekte negative në ekonomi.

Rritja drastike e çmimeve ka bërë që inflacioni të kapë nivelin prej 8% në muajin gusht, më i larti i regjistruar së fundmi. /abcnews.al