Eksperti britanik për median serbe: Pavarësia e Kosovës është realitet, edhe vetë Vuçiç është i vetëdijshëm

schedule10:38 - 1 Shkurt, 2023

schedule 10:38 - 1 Shkurt, 2023

Eksperti britanik i marrëdhënieve ndërkombëtare Daniel Smith, në një intervistë median serbe ‘Danas’, theksoi se kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin nëpërmjet strategjisë së tij si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet në Serbi.

“Realisht Vuçiç e ka të vështirë vetëm sepse çështja e Kosovës e mban në pushtet dhe larg përballjes me problemet e qytetarëve. Nëpërmjet strategjisë “përshkallëzim deri në deeskalim”, Vuçiq po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin, për të përfituar edhe nga Perëndimi edhe nga Lindja”, tha Smith.

Sipas tij, derisa të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti serb do të përpiqet të provokojë tensione për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

“Derisa të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke, Vuçiç do të provokojë sërish tensione që kërcënojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Vuçiç duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit, për të cilin vetë Vuçiç është i vetëdijshëm”, shtoi eksperti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!