Eksperti i sëmundjes infektive në Amerikë, Dr Anthny Fauci i është drejtuar të rinjve me një mesazh shumë të rëndësishëm. Ai bën thirrje që të vendosin maskat në publik.
Po ashtu Fauci kërkon që të respektojnë masat e vendosura në kuadër të parandalimit të COVID-19, ndërsa thekson së duhet të shmangin grumbullimet pasi janë me shumë rrezik.
Fillimisht dukej se virusi prekte vetëm të moshuarit, por tashmë nga autoritetet shëndetësore raportohet një numër i lartë i viktimave të moshave nën 35-vjeç.
Virologu Anthony Fauci, një nga personazhet më të ndjekur nga publiku që nga fillimi i pandemisë, thotë se tashmë të rinjtë dhe jo vetëm, kanë një përgjegjësi individuale për të shmangur përhapjen e pandemisë.