Eksperti amerikan Luke Coffey: Nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi deri në pranverën e 2020

schedule13:07 - 29 Tetor, 2019

schedule 13:07 - 29 Tetor, 2019

Eksperti i çështjeve politike nga Fondacioni Amerikan “Heritage”, Luke Coffey, tha se Shtëpia e Bardhë duhet të jetë e kujdesshme kur bëhet fjalë për dialogim me Serbinë rreth çështjes së Kosovës.

Eksperti amerikan Luke Coffey i cili është edhe drejtor i ‘Allison Center” për Studime të Politikës së Jashtme, tha se nuk beson që i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, ambasadori Richard Grenell, mund të gjejë një zgjidhje mes dy palëve shumë shpejt, duke shtuar se nuk është reale të pritet një marrëveshje për normalizim të raporteve deri në pranverën e vitit 2020, raporti Zeri I Amerikes.

Ai vuri në dukje situatën politike në Kosovë, dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në Serbi duke thënë se nuk pret të arrihet një marrëveshje para pranverës së ardhshme. Coffey theksoi gjithashtu se duhet mbajtur dera hapur për Serbinë që të integrohet në komunitetin Euroatlantik, por duhet mbajtur parasysh lidhjet historike, kulturore dhe fetare që ka Serbia me Rusinë.

Coffey ka kujtuar faktin se Serbia ka nënshkruar një marrëveshje për ekonomi Unionin Euro-Aziatik, dhe që është duke bërë ushtrime të përbashkëta ushtarake me forcat ruse. Ai theksoi megjithatë se brezat që do të vijnë në Serbi do ta kuptojnë që e ardhmja e tyre është Evropa më shumë sesa EuroAzia. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!