Ekspertët zbulojnë: Sa duhet të ecni në ditë për të qëndruar të shëndetshëm

schedule15:19 - 5 Gusht, 2022

schedule 15:19 - 5 Gusht, 2022

Nuk ka nevojë për shumë përpjekje nëse doni të qëndroni të shëndetshëm. Ekspertët nga Harvardi zbuluan se ecja për 21 minuta në ditë është e mjaftueshme për një shëndet optimal. Një shëtitje e përditshme mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit me 30 përqind.

Mund të ulë presionin e gjakut, nivelet e kolesterolit dhe të ruajë kapacitetin mendor. “Ecja e përditshme është një formë e shkëlqyer ushtrimi që forcon zemrën dhe redukton ngjarjet kardiovaskulare, dhe shpesh lidhet me zakone të tjera të shëndetshme”, thotë Dr. Tamanna Singh.

Avantazhi i ecjes në krahasim me ushtrimet kardio është se rekomandohet për të gjithë dhe të gjitha moshat mund të përfitojnë nga një shëtitje e përditshme. “Të gjithë përfitojnë nga ecja”. Njerëzit që kanë një rrezik minimal kardiovaskular mund të parandalojnë zhvillimin e sëmundjes në këtë mënyrë.

Ata që vuajnë nga sëmundje më serioze si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli, diabeti, obeziteti rekomandohet të ecin si mënyra më e mirë për të kontrolluar sëmundjen e tyre dhe për të parandaluar një goditje në tru ose sulm në zemër”, thotë Singh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!