Ekspertët: Të Flasësh me veten është shenjë inteligjence

schedule10:07 - 9 Nëntor, 2020

schedule 10:07 - 9 Nëntor, 2020

Një nga mënyrat më të mira për ruajtjen e shëndetit mendor është që të shkruani gjërat për të cilat jeni mirënjohës dhe më pas të qëndroni para pasqyrës dhe t’i përsërisni ato që keni shkruar me zë të lartë.

Një praktikë e tillë do ju vendos në pozita të mira me veten dhe do ju udhëheqë drejt një dashurie më të madhe për veten.

Sipas agroweb.org, studimet kanë konfirmuar se njerëzit që flasin mirë me veten dhe për veten kanë një sjellje, perspektivë dhe reagim më të mirë.

Psikologët inkurajojnë njerëzit që t’i përshpërisin vetes fjalë të mira herë pas here, pavarësisht situatës ku ndodhen.

Sipas tyre përshpëritja e fjalëve positive ndaj vetes mund të na japë më shumë forcë dhe kurajo për tu përballur më një situatë jo të zakontë.

Nëse ndiheni kritikues apo negativë ndaj vetes e folura me veten mund t’ju ndihmojë të keni një perspektivë më të qartë të asaj që po ndodh.

Ekspertët janë të bindur se e folura me veten mund të jetë një shenjë e një mendje në formë dhe një personi tejet intelektual. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!