Projektbuxheti 2022 nuk fokusohet te përmirësimi i kushteve të jetesës së qytetarëve. Rritja e ndihmës ekonomike me 10% për ekspertët është e pavlerë në një kohë që në vend nuk është përcaktuar një minimum jetik dhe jetesa shtrenjtohet çdo ditë.
Në tre vitet e fundit rezulton se në kushtet e varfërisë me 2-5 dollarë në ditë jetojnë rreth 600 mijë njerëz .
Eksperti Zef Preçi analizon se rritja e pagave me 6 % për mësuesit dhe mjekët në realitet do të reflektohet shumë herë më e vogël në një kohë që çmimet njohin vetëm rritje. Draft-buxheti i vitit 2022 për ekspertët është hartuar në mungesë të plotë transparence, duke përfshirë investime arrogante në mbrojtje të interesave të ngushta. /abcnews.al/