Vdekjet ditore nga COVID aktualisht po shkojnë në më pak se gjysmën e normës së pritur në një vit të keq gripi, shkruan Dailymail. Ekspertët pretendojnë se Mbretëria e Bashkuar është më në fund në prag të mposhtjes së pandemisë.
Tani për tani vetëm 130 njerëz po vdesin nga koronavirusi çdo ditë në Angli teksa kjo periudhë konsiderohet të jetë kulmi i shpërthimit të Omicron, krahasuar me 1,300 janarin e kaluar përpara se vaksinat të ishin gjerësisht të disponueshme.
Vdekjet ditore mezi kanë lëvizur që nga fillimi i vjeshtës, pavarësisht se nivelet e infeksionit janë katërfishuar pas shfaqjes së variantit shumë të transmetueshëm që është Omicron.
Për krahasim, vlerësimet tregojnë se kishte më shumë se 400 vdekje nga gripi në ditë në kulmin e sezonit të gripit të keq në 2017/18, dhe pothuajse 300 vdekje ditore vitin e kaluar.
Profesor Paul Hunter, një ekspert i sëmundjeve infektive nga Universiteti i Anglisë Lindore, tha se shifrat treguan se barra e COVID tani është e krahasueshme me gripin. Hunter tha se COVID do të dobësohej çdo vit pasi njerëzit zhvillojnë imunitet.
“Sapo të kemi kaluar këtë kulm të Omicron, duke përjashtuar një variant tjetër të papritur që përmbys të gjithë përparimin tonë, atëherë ne do të jemi afër pikës së endemisë”, shtoi profesori Hunter.
Komentet e tij vijnë pasi Dr Clive Dix, ish-shefi i grupit të punës së vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, bëri thirrje për një kthim në një ‘normalitet të ri’ dhe që Covid të trajtohet si gripi tani që ata kanë një shkallë të ngjashme vdekjeje. /abcnews.al