Ekspertët paralajmërojnë: Kufjet mund të ndikojnë në dëmtimin e dëgjimit

schedule15:56 - 3 Mars, 2023

schedule 15:56 - 3 Mars, 2023

Rreth 80% e të rinjve nga mosha 13 deri në 18 vjeç përdorin kufje për rreth tre orë në ditë për të dëgjuar muzikë, gjë që mund të çojë në dëmtim të dëgjimit.

Sipas një studimi të vitit 2017, dëgjimi i muzikës me zë të lartë shpesh dhe për një kohë të gjatë mund të çojë në dëmtim të dëgjimit duke shkaktuar dëme në nervin e dëgjimit dhe një pjesë të veshit të brendshëm.

Sipas ekspertëve, niveli i zhurmës që na lejohet të ekspozohemi është 85 decibel (tetë orë në ditë) dhe çdo gjë që e tejkalon këtë kufi mund të shkaktojë probleme.

Ekspertët shëndetësorë besojnë se edhe zhurma e moderuar që vjen nga kufjet për një periudhë të gjatë kohore mund të ndikojë në dëmtimin e dëgjimit. Pra, nuk ka të bëjë vetëm me zhurmën e madhe, por edhe për sa kohë jeni të ekspozuar ndaj zërit.

Disa sinjale që mund të zbulojnë se ka ndodhur dëmtimi i dëgjimit:

  • – tingujt duken të mbytur
  • – keni vështirësi të kuptoni një bisedë kur rreth jush ka zhurmë
  • – keni vështirësi të dëgjoni tone të larta
  • – kumbimi në veshët tuaj
  • – kërkoni që ajo që u tha të përsëritet ose flisni me zë të lartë
  • – jeni shumë i ndjeshëm ndaj tingujve të caktuar

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, është koha të flisni me mjekun tuaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!