Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) – një institut amerikan i shëndetit publik, pjesë e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore po merr në konsideratë që të rekomandojë periudha më të shkurtra karantine.
Ky ndryshim është se në të vërtetë një lajm i mirë nga këndvështrimi i publikut, duke shkurtuar ditët e vetë-izolimit në 7 apo 10 ditë, në vend të 2 javëve.
Zyrtarë të tillë si drejtori i CDC Robert Redfield dhe një nga drejtuesit e agjencisë për Covid-19, Henry Walke, së bashku me zyrtarë të tjerë të shëndetit publik, e kanë vlerësuar rekomandimin vlerësojnë e CDC.
“Ne mendojmë se mund të shkurtojmë periudhën e vetë-karantimit, nga puna që kemi bërë, nga disa nga studimet që kemi dhe të dhënat, tha Walke në një intervistë me Wall Street Journal.
Më parë, duheshin ditë, ndoshta edhe javë, për të marrë përgjigjen e testit. Testimet janë duke u përmirësuar dhe një gjë e tillë po merret në konsideratë nga CDC në lidhje me vetë-izolimin. Testimet e shpejta me gjasë do të kenë ndikim pozitiv.
Sipas studimeve, njerëzit e infektuar me koronavirus kanë më shumë të ngjarë të transmetojnë virusin në pesë ditët e para pas shfaqjes së simptomave.
Në përgjithësi, një person quhet i parrezikshëm për të transmetuar virusin kur plotëson këto kritere:
– të kenë kaluar 10 ditë nga dita kur u shfaqën simptomat e para;
– të kenë kaluar 24 orë pa ethe dhe temperaturë si edhe pa përdorur medikamente për uljen e temperaturës.
– simptomat e koronavirusit të jenë në përmirësim.
Periudha më e shkurtër e karantinës mund ta bëjë më të lehtë për njerëzit të ndjekin rekomandimet e CDC.
Për njerëzit që kanë Covid-19 por janë asimptomatikë, që do të thotë se nuk zhvillojnë kurrë simptoma, ka shumë të ngjarë që ata të mos jenë më ngjitës pas shtatë deri në 10 ditë, tha Gottlieb.
Ndërkohë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Anthony Fauci tha për ABC News ‘Good Morning America’ të mërkurën se një karantinë dy-javore mund të bëjë që njerëzit të hezitojnë të testohen për Covid-19 sepse një rezultat pozitiv mund t’i demoralizojë të punojnë/abcnews.al