Nga Eblina Mile
Qeveria shqiptare vijon të thellojë nivelin e borxhit nëpërmjet detyrimeve të prapambetura kundrejt biznesit dhe qytetarëve.
Ekspertët theksojnë se shifra e detyrimit është disa herë më e lartë se ajo që është raportuar nga ministria e Financave duke rritur në këtë mënyrë edhe borxhin publik.
Klodian Muço thekson se ky është një ngërç serioz për ekonominë shqiptare.
Krijimi i zinxhirit të detyrimeve të prapambetura në rimbursimin e TVSH-SË si dhe pagesat për investime krijojnë vështirësi tek bizneset që janë në krizë sidomos në këtë situatë pandemie.
Për të shmangur krijimin e borxheve të shumta eksperëtt kërkojnë që për këtë të mbajnë përgjegjësi drejtuesit e institucioneve.
Treguesit e fundit të ministrisë së financave në lidhje me detyrimet e prapambetura të viti 2020 raportojnë për një borxh që arrin në rreth 193 mln euro. Barra kryesore e këtyre borxheve ka ardhur si pasojë e vonesës së rimbursimit të Tvsh ndaj bizneseve, vonesa në pagesën e investimeve si dhe prej vendimeve gjyqësore të cilat janë shtuar në muajt e fundit të viti./abcnews.al