Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekspertët: Kosova në shënjestër të grupeve kriminale, përdoret si transit për trafik droge

schedule22:20 - 21 Qershor, 2021

schedule 22:20 - 21 Qershor, 2021

Sot Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Shtetit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit, i cili u finalizua me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar dhe konfiskimin e mbi 82 kilogramë substanca narkotike, marihuanë.

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se me këto aksione, policia nuk po lejon që Kosova të behet vend tranzit për kalimin e substancave narkotike.

“Me këto aksione po prehen mundësitë që Kosova të bëhet vend transiti i kalimit të drogave. Në këtë drejtim edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë më shumë Kosovën”, deklaroi Nuredin Ibishi për RTV Dukagjinin.

Njohësi tjetër i sigurisë Drizan Shala thotë se Kosova ka pozicionin e mirë për t’u shndërruar në një vend transit për droga.

“Kosova e ka pozicionin strategjik për grupet kriminale për të tentuar trafikimin e lëndëve narkotike qoftë nga lindja në perëndim apo nga perëndimi në lindje”, deklaroi Shala.

Me 18 maj të këtij viti në qytetin e  Lipjanit u kapën 400 kilogram drogë e llojit kokainë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!