Ekspertët: Kanabizimi krijoi kontigjente kriminale, nuk pyesin për polici

schedule20:36 - 9 Tetor, 2021

schedule 20:36 - 9 Tetor, 2021

Për ekspertët, kanabizimi ka sjellë krijimin e një kontigjenti kriminal i cili nuk pyet më as për autoritetin e policisë.

Por shumë shpejt ata nuk do të pyesin as për drejtuesit e grupeve kriminale.

Sipas Muzhaqit jemi një hap larg krijimit te favellave shqiptare.

“Të tillë njerëz nuk njohin autoritetin policor. Këto nuk do njohin as autoritetin hirarkik brenda grupeve kriminale . Këto se shpejti nuk nëqoftëse nuk kanë filluar d, do të fillojnë të operojnë solo , ose do të fillojnë të operojnë me grupet e tyre të reja. Kam frikë se do të përballemi me situate që akoma nuk jemi përballur deri tani , me situate që sot mund të përballen vende si Kolumbia, Meksika apo Brazili, grupet e këtyre favelave braziljane të cilat do ti kemi mjaft vështirë për ti kontrolluar , sepse këta janë aq të rinj dhe janë aq pa provojë nga gjithçka tjetër në jetë , pra njohin vetëm këtë profesion , njohin vetëm këtë mënyrë jetese dhe është shumë e vështire që atyre ti japësh diçka tjetër.” tha Ergys Muzhaqi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!