Ekspertët japin alarmin: Kulmi i koronavirusit në prill, deri në 150 000 të prekur

schedule09:39 - 28 Janar, 2020

schedule 09:39 - 28 Janar, 2020

Një ekip ekspertësh kanë vlerësuar se më e keqja për koronavirusin nuk ka mbërritur ende. Sipas tyre, kulmi pritet që të jetë në muajin prill ku në qytete të mëdha si Pekini, Shanghai, Guangzhou, Shenzhen dhe Chongqing të ketë deri në 150 000 të infektuar në ditë.

Kjo vjen për shkak të numrit të lartë të banorëve që kanë këto qytete, ndërsa OBSH ka theksuar se rreziku është i lartë nga koronavirusi për shkak të lehtësisë së përhapjes së tij.

Deri më tani janë konfirmuar 101 të vdekur nga virusi i frikshëm, kurse numri i të prekurve numërohet me mijëra. Virusi ka kaluar kufijtë e Kinës duke u përhapur edhe në SHBA, Japni, Francë dhe sëfundmi në Gjermani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!