Ekspertët frikë nga varianti Delta, Johnson i vendosur: Në 19 korrik do të hiqen kufizimet

schedule11:15 - 5 Korrik, 2021

schedule 11:15 - 5 Korrik, 2021

Përhapja e rasteve të reja me variantin e Covid Delta është kthyer në një shqetësim për shumë ekspertë të shëndetit në të gjithë botën. Britania është një ndër vendet që duket se ka një shtim të numrit të të infektuarve si pasojë e variantit Delta, por kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se heqja e kufizimeve në vend do të vazhdojë sipas planit në 19 korrik.

Mediat e huaja bëjnë me dije se këshilltarët e Johnson e kanë paralajmëruar këtë të fundit rreth variantit Delta të Covid, duke shtuar se kjo hapje e vendit mund të krijojë një valë të re të infektimeve në vend.

Ndërkohë që ditën e sotme Johnson me anë të një konference që do të mbajë, pritet që të njoftojë se 86% e të rriturve në Angli kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Me heqjen e kufizimeve të vendit në Angli, pritet që njerëzit e vaksinuar plotësisht të kenë mundësi që të udhëtojnë në vendet e lejuara, mbajtja e maskës do të jetë vullnetare.

Ndërkohë sekretari i Shëndetësisë në Angli, Sajid Javid në lidhje me heqjen e kufizimeve u shpreh edhe pse vendi ka nevojë që të hapet, duhet bërë kujdes për shkak të Covid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!