Në puntatën e kësaj të premtje në emisionin Bardh e Zi në një panel me ekspertë ekonomik është diskutuar në lidhje me ndikimin që do të ketë fiskalizimi në biznesin shqiptar.
Sipas ekspertëve një vendim i tillë është një kosto e shtruar për ekonominë e bizneseve shqiptare.
Eksperti për Çështjet Fiskale, Gjergji Gjika është shprehur se një pjesë e madhe e ekonomisë në vendin tonë është informale ndaj dhe qeveria po përpiqet që ta bëjë me dhunë fiskalizimin.
“Nëse të pres një faturë prej 100 mijë eurosh nëse për 10 ditë nuk e prano atëherë ti mund tja kërkosh sërish. Ne kemi 50% të ekonomisë informale dhe ne nuk mbledhim mallrat e forta të akcizës, sa lekë mblidhen TVSH dhe si mblidhen. Pa e bërë formalizimin nuk ka kuptim një gjë e tillë. Pandemia duke qenë se qeverisë i ra morali, ku nuk i dha asnjë mbështetje biznesit tani i bie që këtë fiskalizim po e bën me dhunë”, ka thënë Gjika.
Ndërkohë për ekspertin kontabël Artur Papajani, fiskalizimi është një kosto e shtuar për biznesin shqiptar.
“Na rastisi që është dhe sezoni turistik por problemi i vetëm është se ndryshe nga vendet e tjera të BE-së nëse atje ka filluar që në 2014 procesi ka vijuar deri në 2019 pra për një periudhë 5 vjeçare. Është një kosto më shumë e shtuar”, ka thënë ai. /abcnews.al