Dhjetë vite pas Marrëveshjes historike të Parisit për klimën, shkencëtarët dhe grupet mjedisore paralajmërojnë se bota është shumë larg arritjes së objektivave të saj klimatikë.
Marrëveshja, e miratuar më 12 dhjetor 2015, nga gati 200 vende, i angazhon kombet të kufizojnë ngrohjen globale nën 2,0 gradë Celsius, idealisht në 1,5 gradë, mbi nivelet paraindustriale.
“Marrëveshja e Parisit mbeti një busull globale për politikën klimatike”, tha Martin Kaiser kreu i “Greenpeace Germany”.
“Kjo do të mbetej e aplikueshme vetëm nëse ekonomitë e mëdha, veçanërisht G20, do të mbyllnin hendekun midis ambicies dhe veprimit”, shtoi ai.
“Qeveria gjermane nën kancelarin Friedrich Merz kishte përgjegjësinë për ta drejtuar vendin drejt një rruge prej 1,5 gradësh”, deklaroi ai.
“Mbrojtja e klimës nuk është një barrë, por themeli për liri, siguri dhe mirëqënie në të ardhmen”, përfundoi Kaiser
Johan Rockstrom, drejtor i Institutit të Potsdamit për Kërkime mbi Ndikimin e Klimës (PIK), tha se shumë veta e kishin lënë samitin e Parisit të vitit 2015 me një ndjenjë lehtësimi.
“Sot, një dekadë më vonë, duhet të pranojmë se kemi dështuar deri më tani”, tha ai.

