Ekspertët amerikanë në SPAK, juristja Brizida Gjikondi: Amerika nuk është larguar kurrë, ka pasur vetëm tërheqje

schedule20:36 - 27 Mars, 2025

schedule 20:36 - 27 Mars, 2025

TIRANË– Pranë Prokurorisë së Posaçme zbarkuan ekspertët amerikanë të cilët kanë asistuar në ngritjen dhe themelimin e këtij institucioni.

Pas pezullimit më 20 Janar vendimin e administratës Trump ata u rikthyen sërish në Tiranë.

Ata u rikthyen ditën e djeshme dhe sipas asaj që bëhet e ditur janë të njëjtët persona që kanë qenë edhe para hyrjes në fuqi të urdhrit te pezullimit.

Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në ABC News në moderimin e Sokol Ballës tha se Amerika ka bërë thjesht një tërheqje nga SPAK dhe se nuk është larguar plotësisht.

Rikthimin e ekspertëve ajo e cilësoi si një mbështetje morale për SPAK.

“Unë mendoj që mbështetja është më shumë morale SHBA-ve ndaj SPAK, patjetër që është edhe ideologjike. Mbështetje për SPAK ka qenë shumë e rëndësishme. Nuk është larguar përgjatë 2 muaj kanë bërë vetëm një shkëputje. Ka pasur oficerë ndërlidhës, edhe britanikët kane qenë në SPAK, edhe prokurori Altin Dumani është në Holandë kështu që mendoj se asnjëherë nuk ka ikur. Unë nuk mendoj se ajo se çka u procedua dhe për zotin Veliaj nuk ka qenë pa dijeninë apo pa aprovimin , qoftë edhe informal ndoshta që ne nuk e dimë të amerikanëve.
Po të shikosh ardhja e amerikanëve është nga ana morale e SPAK, dhe po të shikosh SPAK mbështetjen morale ndaj amerikanëve. Mendoj që gjatë kësaj kohe nuk do të ketë një agjendë politike, nuk besoj do të përziejë ujërat para zgjedhjeve, po e çfarë nuk pritet”, tha avokatja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!