Ekspertët: Aleatët e dëshpëruar, Trump braktis rolin udhëheqës të Amerikës në kohë krizë globale

schedule12:41 - 10 Maj, 2020

schedule 12:41 - 10 Maj, 2020

Sipas ekspertëve, diplomatëve dhe analistëve Shtetet e Bashkuara kanë përshkallëzuar rolin e tyre në skenën botërore, duke ndërmarrë veprime që po dëmtojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë e Koronavirusit dhe e kanë lënë bashkësinë ndërkombëtare pa një udhëheqës tradicional global

SHBA, zakonisht në krye të tryezës duke ndihmuar në koordinimin në krizat globale tashmë ka refuzuar të zërë një vend në takimet virtuale ndërkombëtare të thirrura nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe Bashkimi Europian për të koordinuar punën për vaksinat që mund të shpëtojnë shkruan CNN.

Ish-drejtuesit botërorë paralajmërojnë se administrata Trump rrezikon të tjetërsojë aleatët duke politizuar pandeminë vdekjeprurëse me shtytjen e saj për të ndëshkuar Kinën dhe që kombet e tjera të zgjedhin palët.

Vendimi i administratës për të ndaluar fondet për OBSH-në, organi botëror i pozicionuar më së miri për të koordinuar reagimin global ndaj pandemisë së tërbuar, ka shqetësuar pa masë zyrtarët globalë të shëndetit.

Ndërkohë SHBA të premten, bllokoi një votim për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të KB që kërkoi një armëpushim global që synonte të ndihmonte kolektivisht një planet të shkatërruar nga shpërthimi. SHBA nuk dëshironin ndonjë referencë për OBSH-në në tekst dhe hodhën poshtë një version kompromisi që nuk përmendte drejtpërdrejt organizatën  dhe në vend të kësaj cituan “agjencitë e specializuara të shëndetit” të KB, sipas dy diplomatëve të njohur me procesin.

Ndër të tjera në kuadër të kësaj lufte SHBA ka bllokuar shprehjet e unitetit global në takimet G7 dhe G20 për shkak të zemërimit për Kinën dhe OBSH./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!