Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar Eno Bozdon si koordinator kombëtar për energjinë, në kuadër të programit për zgjedhjet parlamentare më 25 prill.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për ABC se një ndër emrat e rikthyer në PD por jo si kandidat është edhe Eduard Halimi i emëruar Kordinator i Posacëm Politik.
Ndërkohë pritet që këtë të hënë Partia Demokratike të zbulojë dhe emrat e të gjithë kandidatëve që do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. /abcnews.al

