Të gjithëve na ka ndodhur që teksa jemi duke ecur në rrugë apo në një kafene, dikush të na flasë edhe pa e njohur.
Shpesh herë reagimet janë injoruese, por ka dhe nga ata që ndalen për të dhënë shpjegime. Gazetarët Altin Tufa dhe Ermal Vaka zhvilluan sot një eksperiment social pikërisht me këtë tematikë në rrugët e kryeqytetit.
Gjithçka është inskenuar nga dy gazetarët për të parë reagimin e qytetarëve nga ngacmimet e papritura të të panjohurve.
Reagimet kanë qenë të ndryshme, për më tepër, ndiqni videon që sjell Abcnews.al më poshtë!