Eksod te Nike, Sterling vesh atlete të zeza. Drejt akordit me gjermanët

schedule08:36 - 8 Nëntor, 2020

schedule 08:36 - 8 Nëntor, 2020

Pas Neymar, një tjetër yll i futbollit pritet të largohet nga reklamimi i markës së njohur sportive, Nike. Braziliani firmosi kontratë rekord me Puma para pak muajsh dhe të njëjtën rrugë mund të ndjekë edhe ylli i Manchetser City, Raheem Sterling.

Sulmuesi anglez ka mbyllur kontratën me Nike dhe aktualisht ai vishet me atlete në ngjyrosura me ngjyrë të zezë. Bisedimet me Nike për një kontratë të re kanë ngecur dhe nga Anglia raportojnë për një tjetër ndërhyrje të Puma.

 

Marka e njohur gjermane është futur shumë fuqishëm gjatë muajve të fundit dhe targeti i saj kanë qenë atletët e Nike. Mbetet për tu parë vendimi i Sterling, teksa nuk përjashtohet as një kontratë me Adidas.

Aktualisht ai është parë në stërvitje me atlete Adidas të ngjyrosura me të zezë dhe nuk përjashtohet as një kontratë me kompaninë, ku imazh kryesor është Leo Messi. /abcnews.al