Shoferë bëni kujdes nëse qarkulloni në autostradën Tiranë-Elbasan.
I gjithë aksi nga kryqëzimi i Bradasheshit deri te tuneli i Krrabës është i pushtuar nga mjegulla e dendur.
Gazetari Aldo Kozarja raporton se radhë kilometrike janë krijuar në segmentin Elbasan-Metalurgji, pasi një pjesë e qytetarëve kanë vendosur t’i kalojnë festat jashtë vendlindjes./ Abcnews.al